Çfarë ka të veçantë Tik Toku i Jorit?!

Në llogarinë e Jori Dellit në TikTok, janë shfaqur deri tani një pjesë të madhe të ish-banorëve të “BBVA”, dhe së bashku po bëjnë trendet e aplikacionit.

Jori, pozitive dhe energjike, duket se në çdo video ka një personazh të ri dhe njerëzit po e pëlqejnë shumë.

Së pari, ja një video me Oltën, ku bëjnë trendin me këngën e Noizy-t, ku bëjnë ironi për zarfin e zi.

Më pas, Jori me Qetsorin, Armaldon edhe Jori me Gertin

Tani, presim videot me finalistët 😀

Jori, që prej momentit që u bë pjesë e “BBVA”, ra në sy jo vetëm për pamjen e jashtme, por edhe për sensin e humorit dhe lirshmërinë me të cilën përfshihej në biseda, apo për faktin që s’i merrte aspak afër zemrës batutat, edhe në rastet kur ato ishin të tepruara.

Jori krijoi miqësi brenda shtëpisë me shumë banorë të eliminuar, të larguar, apo finalistë dhe gjatë gjithë rrugëtimit të saj, nuk pati ndonjë debat të fortë. Siç edhe e ka theksuar shpesh, ajo u bë pjesë e “BBVA” për përvojë dhe e shijoi deri në fund të qëndrimit të saj.

Publikuar nga Publik Media