E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë la pas shpërthimi me bombol në Lezhë
Lajme

Çfarë la pas shpërthimi me bombol në Lezhë

Bombula Ne Lezhe

Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në  fshatin Rraboshte të Lezhës e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhej në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.