Çfarë malli ke marrë sot, s’ta paskan dhënë të mirë!

Rama: Ja droga që marr unë. Shqipërisë i duhet një anormal si unë

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili i ishte drejtuar duke i thënë: “Çfarë mielli ke marrë? S’ta paskan dhënë të mirë”.

Qytetarit i cili kishte bërë dhe këtë pyetje kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar të mos bëhet qesharak dhe se “droga” e tij qysh në vogëli është arti dhe pastaj beteja politike.

“Jo mor Bashkim do i mshoj tavolinës. Nuk është tavolina, është shpirti. Eee.. mos u bëni komplet qesharakë.

Ça mielli ke marrë? S’të paskan dhënë të mirë? Etj, etj. Mos u bëni qesharakë. Nuk kam nevojë fare për atë unë.

Është tjetër droga ime, nuk e dini juve farë çfarë drogë marr unë që i vogël, arti, pastaj beteja politike.

Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë.

Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”, u shpreh Rama.

“Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.

Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje”, vijoi ai.

Publikuar nga Publik Media