Çfarë mbeti pas flakëve që përfshinë pallatin në Tiranë
Banorët e pallatit 10-katësh, i cili u përfshi nga flakët një ditë më parë në Rrugën e Kavajës, e kanë kaluar natën jashtë banesave.
Raportohet se një grup hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht. Në fotot e mëposhtme shfaqen disa prej apartamenteve të shkrumbuara.

Banorët janë shprehur se herë pas here u binte automati dhe se kishin probleme me sistemin elektrik. Deri më tani dyshohet se flakët u përhapën shpejt nga sistemi kapot i pallatit dhe u favorizuan edhe nga era. Hetimet vijojnë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



