Çfarë mendimi ka Ilir Meta për Ramën, Berishën dhe Bashën/ Do surprizoheni me përgjigjen
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka surprizuar me përgjigjen e tij për Ermal Mamaqin, lidhur me pyetjen se çfarë mendimi ka ai për krerët e politikës shqiptare.
Teksa u përgjigj lidhur me Ramës, ai tha i prerë: “Fashionist, gjeni”.
Ndërkohë pyetjes se çfarë mendonte për Berishën dhe nëse ai ishte “zotni, lider i lodhur dhe plak”, Meta tha: “Edhe lider, edhe zotni edhe i palodhur edhe i ri.”
Ndërkohë për kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai tha “Mendim shumë të mirë.”
Në përgjigjet e tij, si duket Meta iu përmbajt betimit për të qenë i paanshëm gjatë Presidencës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



