Çfarë mësimesh duhet të nxjerrë Rama nga humbja e Erdogan?
Për kryeministrin Rama figura e Presidentit Erdogan ka qënë “frymëzuese që në fillesat e tij si kryetar bashkie i Stambollit” (intervista e tij në Anadolu Agency për fitoren e zgjedhjeve referendare në Turqi).
1 Në fakt zoti Rama e admiron liderin turk për mënyrën autokratike që ai qeveris, pavarësisht se është i kujdesshëm të mos e shprehë hapur. Deri më 23 qershor kur partia e presidentit Erdogan humbi zgjedhjet në Stamboll, ai donte të ishte si modeli i tij, i një lideri me pushtet të pakufizuar dhe me një projekt të madh për vendin e tij.
Pavarësisht diferencave në staturë, ku njëri ishte lider ndërsa tjetri drejtues populist kulti, ai u përpoq të imitonte çdo gjë. Mori doktrinën e politikës së jashtme nga Turqia, rrezikoi aleancat strategjike me perëndimin duke pranuar presionet e tyre, drejtoi të vetmet investime të huaja vetëm me Turqinë, kapi
mediat dhe vuri nën kontroll shtypin ashtu si miku i tij. Ai nuk kishte mundësi dhe kapacitete të rindërtonte një perandori si Presidenti Erdogan, por nisi aventurën për Shqipërinë e bashkuar, i frymëzuar nga Vucic që e përdorte si një lider global, në funksion të projektit të këtij të fundit.
Zoti Rama dështoi të ngrinte një sistem efektiv ekonomik si miku i tij, por u zhyt në skemat e fuqizimit të pushtetit personal. Loja gjeopolitike e fortë me fuqitë e mëdha ishte për presidentin Erdogan një lojë në funksion të rritjes së rolit të Turqisë si fuqi rajonale, ndërsa zoti Rama u bë pre’ e skemave të dyshimta rajonale që prodhonin destabilitet por që i mundësonin pushtet të pakufizuar. Ai kërkonte mbështetje personale pushteti dhe mori për Shqipërinë një xhami monumentale.
Ai dashuronte marrëzisht modelin e fuqisë po ju ofrua vasalitetit osmanlli.
Humbja e Stambollit është fillimi i ngritjes së opozitës dhe rikthimit në republikën e themeluar të Ataturk-ut. Burgosjet, dhuna, heqjet nga puna nuk mundën të mposhtnin qëndresën qytetare. Shqipëria është në një krizë të thellë institucionale. Korrupsioni, lidhja e krimit me politikën, shpërdorimet e fondeve publike kanë ngritur ndërgjegjen qytetare për ti thënë ndal një regjimi autokrat. Humbja e Z. Erdogan është një mësim që edhe vendet lindore mund të ngrihen në nmbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Por edhe ciklet e demokracisë afrohen dhe largohen dhe janë në funksion të cilësive të liderëve autoritarë.
Ndërsa Erdogan, një shtetar me eksperiencë, e pranoi humbjen, nuk manipulon zgjedhjet dhe ruan fasadën e një demokracie të asfiksuar në funksion të lojës së tij gjeopolitike, i ngjashmi i tij i shkon deri në fund marrëzisë së tij të shtetit një-partiak. Ndoshta shumë shpejt, i lodhur nga demokracia dhe i mos-kuptuar nga ‘derrat dhe delet e tij’, lideri global do të afrohet me modelin e tij, por kësaj radhe si një vasal i mundur dhe i mërzitur me popullin e tij.
Perandoria ka vend për të gjithë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



