E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi? G Bani i lë të gjithë pa fjalë, merr vendimin e papritur
Showbiz

Çfarë ndodhi? G Bani i lë të gjithë pa fjalë, merr vendimin e papritur

Reperi Arban Përlala, i njohur si G Bani, njoftoi përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të tërhiqet nga festivali “Kënga Magjike”. Arsyeja? Mos përfshirja e tij në spotin publicitar zyrtar të festivalit në TV Klan.

Ai shpjegoi se ky vendim është për arsye parimore, duke theksuar se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të mbrojtur dinjitetin personal dhe profesional.

“Për shkak të mos përfshirjes time në spotin zyrtar të ‘Këngës Magjike’, po e anuloj pjesëmarrjen në festival. Unë jam ky që jam, dhe nuk dua të ndryshoj. Kur më ofendojnë në komente, përgjigjem me të njëjtën gjuhë. Kur më kritikojnë me ndershmëri, falenderoj dhe përmirësohem,” shkroi ai.

G Bani theksoi gjithashtu se nuk do të pranojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke insistuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

“Nëse dikush mendon se do të toleroj sulme personale vetëm se krijoj art, gabon,” përfundoi ai.

Reagimi i tij ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, pasi G Bani njihet për qëndrimet e tij të forta dhe hapjen në diskutimet rreth industrisë muzikore shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.