Cfare ndodhi? Moderatorja ngre alarmin për Inteligjencën Artificiale
Inteligjenca artificiale është bërë një nga temat më të përfolura kohët e fundit, duke u diskutuar gjerësisht në ekrane televizive, rrjete sociale dhe madje edhe në bisedat e përditshme. Ndërsa kjo teknologji e re sjell shumë përfitime, ajo ka sjellë edhe rreziqe të panumërta, duke nxitur edhe teoritë konspirative për rreth saj.
Gjatë puntatës së fundit të rubrikës “Trotuar”, diskutimi u përqendrua pikërisht tek inteligjenca artificiale, duke u folur për avantazhet që ajo ofron, por edhe për sfidat dhe rreziqet që mund të shkaktojë.
Një prej diskutimeve më shqetësuese erdhi nga Nevina Shtylla, e cila ndau përvojën e saj personale lidhur me keqpërdorimin e imazhit të saj. Ajo tregoi se fytyra e saj është vjedhur dhe përdorur në mënyrë abuzive në rrjetet sociale. Konkretisht, një profil në Instagram kishte përdorur fotografinë e saj për të krijuar një identitet të rremë, duke postuar foto manipuluar me përmasa trupore të ekzagjeruara dhe provokuese.
Moderatorja sqaroi se kishte bërë disa raportime për këtë profil, por ai vazhdon të qëndrojë aktiv, duke ngritur kështu shqetësime serioze për mungesën e masave efektive për mbrojtjen e identitetit digjital ndaj abuzimeve të tilla.
Kjo ngjarje rikthen në vëmendje rreziqet e inteligjencës artificiale dhe nevojën urgjente për masa ligjore dhe teknologjike që të mbrojnë individët nga përdorimi i padrejtë i të dhënave dhe imazheve të tyre në botën digjitale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



