E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi? Policia i sekuestron BMW-në Tixhes së TikTok-ut
Lajme

Çfarë ndodhi? Policia i sekuestron BMW-në Tixhes së TikTok-ut

Telashet duket se nuk kanë të ndalur për një nga figurat më të komentuara të rrjeteve sociale në Shqipëri. Hatixhe Brika është përfshirë sërish në një episod që ka tërhequr vëmendjen publike.

Pas polemikave të fundit që lidhen me imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat e çuan deri në komisariat, këtë herë ajo është ndaluar nga policia në zonën e Medresesë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, efektivët kanë ndërhyrë duke i sekuestruar automjetin luksoz, një BMW rozë, e cila shihet teksa ngarkohet në karrotrec. Në pamje, influencerja shfaqet duke komunikuar me policët gjatë momentit të ndërhyrjes.

Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi arsyet e këtij veprimi, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për probleme me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit apo çështje të tjera ligjore.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke e rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes emrin e Hatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.