E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi sot në  Kuvend, tensione dhe përplasje !
Lajme

Çfarë ndodhi sot në Kuvend, tensione dhe përplasje !

Garda e Republikës nuk ka lënë mediat të filmojnë hyrjet në parlament. Ky është një rast i paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar.

“Nuk po lejohemi nga garda e republikës të futemi në parlament për të ndjekur seancën plenare.”

Tensionet në Kuvend, deputetët e opozitës varin banderolën

Opozita po protestoi para Parlamentit, teksa deputetët e përjashtuar tentuan të hyjnë me forcë në sallë, duke u penguar nga garda, që kishte vendosur edhe gardh metalik para godinës.

Teksa deputetë të opozitës të papërjashtuar hynë me vështirësi në sallë, jashtë të përjashtuarit kanë vijuar konfrontimin me Gardën, duke u përplasur.

Gjithashtu ata varën te gardhi metalik edhe banderolën me shënimin “Edi Rama: Mafia!”.

Ka qenë deputeti Dashnor Sula që tentoi disa herë të kalonte gardhin me forcë, por pa sukses. Disa prej tyre kaluan nga pjesa e pasme e Parlamentit, por sërish u penguan

 “Mos mbroni hajdutët dhe kriminelët. T’u vijë zor”, dëgjohet të thuhet nga deputetët e PD. Deputetët e papërjashtuar kanë pasur probleme për të hyrë, por ata që kanë qenë brenda kanë mbledhur karriget në foltore. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nisi punimet e seancës mes protestës së deputetëve opozitarë jashtë Kuvendit dhe kaosit brenda Parlamentit.

Ndërkohë kërkohet lejimi i hyrjes në Kuvend për deputetët e pa përjashtuar. “Ky parlament që është burg i sigurisë së lartë kërkon të na çojë në BE. Burg i sigurisë së lartë është kthyer parlamenti”, deklaroi Noka
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.