E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ngjashmërie! Zbuloni “binjaken” shqiptare të Dua Lipës (FOTO)
Publik News

Çfarë ngjashmërie! Zbuloni “binjaken” shqiptare të Dua Lipës (FOTO)

1

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë dhe në çdo moment na bën krenarë me arritjet e saj. Është fjala për këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Publiku dhe fansat e saj dinë shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale, por deri tani nuk e kemi ditur se ajo ka një “binjake” që i ngjason aq shumë.

2

Edhe pse në fakt nuk ka asnjë lidhje gjaku me Dua Lipën, bëhet fjalë për blogeren shqiptare, Hilda Kërtalli. Kjo e fundit shfaqet shumë shpesh në “Youtube” dhe vazhdimisht është komentuar për ngjashmërinë që ka me këngëtaren.

3

Së fundi ajo ka publikuar edhe një video ku ka rikrijuar disa nga imazhet ikonike të Duas. Edhe pse ajo vetë thotë se nuk mendon se ka ngjashmëri me yllin e pop-it, vajzat në fakt duken si dy pika uji.

Ajo i ka publikuar fotot edhe në “Instagram” dhe mund të thuhet se është e vështirë të dallosh se cila është Dua dhe cila është Hilda.

Por Dua ka edhe një tjetër Sozi që nuk është shqiptare. Ajo quhet Britanny Xavier dhe nuk njihet vetëm sepse është modele, por edhe për shkak të ngjashmërisë së frikshme që ka me këngëtaren me origjinë shqiptare.

4

“Instagram-i” i modeles pushtohet çdo ditë me pyetjet: “A je ti Dua Lipa?”  Dhe me të drejtë, pasi vajzat kanë edhe të njëjtin stil veshjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.