Çfarë nuk shkoi në mbrojtjen e Sali Berishës?
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço:
“U bë një gabim
Karamuço ka komentuar ngjarjen e 6 dhjetorit, ku në nisje të protestës së PD, u sulmua nga Gerti Shehu, kreu i demokratëve Sali Berisha.
Gjatë një interviste për Juli Xhokaxhi, Karamuço tha se në mbrojtjen e Berishës është bërë një gabim.
Ai u shpreh se ditën e ngjarjes sigurimi i Berishës ishte pozicionuar në formën e mbrojtjes konike, për t’i lënë hapësirë medias.
Sipas tij në një moment gardhi i krijuar nga mediat u ça, dhe nga ky moment përfitoi Gerti Shehu.
Ndër të tjera Karamuçco theksoi se reagimi i mëpasëm i forcave të mbrojtjes së Berishës nuk ishte i duhuri, pasi ata duhet ta kishin neutralizuar dhe jo të hakmerreshin ndaj agresorit.
Pjesë nga biseda.
Xhokaxhi: Po mbrojtja e Berishës si ka qenë?
Karamuço: Me sa kam parë videot është bërë një plan vendosjeje konike. Është bërë një gabim. Pse është bërë konike, sepse i është lënë fushëpamje medias që të vazhdojë gjithë procesionin, duke e lënë konike pjesa e medias ka humbur vigjilencës.
Xhokaxhi: Siguria e zotit Berisha u vendos konike, ishte instiktive?
Karamuço: Po sepse i lanë hapësirë medias. Është shumë e lehtë ti paragjykosh tani, por nuk është aq e lehtë, është elementi emocional, hapësira që i lejohet politikanit, pasi ka njerëz që shkojnë i përqafojnë./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



