E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet të ndodhë me mandatin e deputetit Salianji
Lajme

Çfarë pritet të ndodhë me mandatin e deputetit Salianji

Ervin Salianji ka kaluar sot mëngjesin e parë në burgun e Fierit.

Një ditë me parë ekipi ligjor i Ervin Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit te Gjykatës së Apelit për  shkak të pasojave shumë të rënda që, sipas tyre, sjell për deputetin, siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Paralelisht me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit të Tiranës, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të dënohet me 1 vit burg për veprën kallëzim i rremë, ndonëse vetë Salianji nuk pati bërë asnjëherë një  kallëzim te tillë.

Ligji parashikon dënimin me gjobë ose burg për kallëzim të rremë, por nuk parashikon burg për kallëzim publik, siç është rasti i deputetit të Partisë Demokratike.

Salianji vërtet ka artikuluar akuza të forta publike ndaj Fatmir Xhafajt gjatë kohës që ky ishte Ministër i Brendshëm, por ai nuk i është drejtuar asnjë autoriteti shtetëror me asnjë një kallëzim. Nuk ka asnjë dokument të firmosur prej tij, të dorëzuar ndaj një oficeri të policisë gjyqësore apo ndaj një prokurori për këtë çështje.

“Faji” i tij qëndron thjesht në faktin se doli në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ku denoncoi për trafik droge, vëllain e Fatmir Xhafës, dhe ky i fundit nuk harroi të hakmerrej.

Gjithashtu, të hënën, sikurse paralajmëroi edhe vetë Salianji, pritet të depozitohet në SPAK një kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Salianji do të vijojë betejën ligjore nga burgu, ndërsa pritet edhe rekursi në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, çka ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti i cili zëvendëson Salinjin, sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.