E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës me 27 janar, ja skenari
Lajme

Çfarë pritet të ndodhë në protestën e opozitës me 27 janar, ja skenari

Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

REPORT TV ka zbardhur detaje nga organizimi i protestës së opozitës.

Nga PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të organizuar protestën. Grupet përbehen nga sekretarët, nga PD, Ristani, Salianji e Bozdo, por edhe n/ kryetarët e partisë dhe kreu i FRPD. Ndërsa nga LSI me organizimin e protestës po merret deputeti Brahimllari në koordinim me kryetarët e degëve në rrethe.

Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Nga burimet e REPORT TV opozita nuk do ngujohet para Kryeministrisë, pra nuk do të kemi një tjetër çadër.

I fundit fjalimin do ta mbajë Basha, ndërsa para tij drejtues të dy partive dhe Monika Kryemadhi.  Opozita do të denoncojnë sipas saj skandalet qeveritare, ndërsa kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tyre ka ardhur me vota të vjedhura dhe të blera nga krimi e droga.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.