E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë simbolizon manteli i zi që Emiri i Katarit i veshi Messit, kur ngriti kupën e botës?
Lajme

Çfarë simbolizon manteli i zi që Emiri i Katarit i veshi Messit, kur ngriti kupën e botës?

Në momentin që do të ngrinte kupën, fanella ikonë e Argjentinës, bardheblu e Lionel Messit u mbulua nga manteli që i veshi Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Por çfarë simbolizon ajo?

Ajo është një mantel i përbërë nga leshi i devesë dhe leshi i dhisë, që në botën arabe vishet vetëm në raste të veçanta. Është një veshje që e veshin kryesisht anëtarët mbretërorë apo fetarë dhe momenti kur Messi ngriti trofeun u pa si qershia mbi tortë për Katarin.

Të kesh futbollistin më të madh të kësaj gjenerate dhe atë që do të hyjë në histori si më i madhi i klikuar ndonjëherë i veshur me një mantel që fshihte pjesërisht fanellën e Argjentinës, mund të quhet një lloj fitoreje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte gjithashtu në krah të Emirit, teksa manteli kishte mbështjellë Messin.

Megjithatë, menjëherë pasi ai ngriti trofeun, Messi e hoqi mantelin dhe u pa i veshur me një fanellë argjentinase me tre yje mbi të, që nënkuptonte titujt e fituar në vitet 1978, 1986 dhe 2022.

Argjentina mundi Francën 4-2 me penallti pasi ndeshja përfundoi 3-3 pas kohës shtesë. Kjo fitore ngriti statusin e Messit, i cili po luftonte për trofeun e Kupës së Botës në moshën 35-vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.