E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë tha Mexhit Picari pas arrestimit
Lajme

Çfarë tha Mexhit Picari pas arrestimit

Viktima Saliaj

Ndërsa orët kalojnë, zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari vrau dhëndërrin e tij, Kudret Saliaj.

Autori i krimit ka qenë bashkë me vajzën e tij, Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal, disa karrige me tej.

Nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër qetësisht dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Sa ka kryer vrasjen, është larguar me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Në momentin që ka dhënë dëshminë u ka thënë se e ka bërë vrasjen për dinjitetin e vajzës, duke thënë se e kanë akuzuar pa të drejtë.

‘E vrava për dinjitetin e vajzës, ma kanë akuzuar pa të drejtë’, ka thënë ai mes të tjerash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.