Çfarë u vendos për kryebashkiakun e Vorës, Kajmakun
Mësohet se gjykata e ka pushuar kërkesen e bërë prej tij, pasi nuk janë paraqitur avokatet mbrojtës.
Me këtë vendim mbetet në fuqi masa e mëparshme e sigurisë, ajo e arrestit në burg.
Kajmaku do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza: ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’.
Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit, ndërsa akuzat u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
Ai ishte nën hetim edhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



