E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Champions League/ Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes
Lajme

Champions League/ Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes

Liverpool rikthen “makthin” e 2005 për Milanin! Të gjitha rezultatet e mbrëmjes

27 gola janë shënuar në ditën e parë të sezonit të ri të Champions League. Një format ndryshe, por që premton spektakël dhe një konkurencë mjaft të fortë.

Mbrëmjen e sotme ra në sy fitorja tenistike e Bayern Mynih me rezultatin 9-2 përballë Dinamo Zagreb. Një Bayern i papërmbajtshëm. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë ballkanasit shënuan 2 gola të shpejtë duke dhënë idenë se mund të kishte suropriza, por rezultoi një iluzion.

Bavarezët shënuan edhe 6 herë të tjera, një super Harry Kane i cili shënoi 4 herë, Goretzka, Olise dhe Sane plotësuan “puzzlen” këtë mbrëmje.

Një tjetër ndeshje po kaq interesante ishte dhe ajo mes Milanit dhe Liveprulit, e cila risolli në kujtesë vitin 2005.

Ishin kuqezinjtë që kaluan të parët në avantazh, duke shënuar në minutën e 3-të me Pulisic, por në të 11-ën Konate dhe Van Dijk disa minuta më pas përmbysën gjithçka që në pjesën e aprë,

Ndërsa në të dytë të kuqtë do trefishonin me anë të Szobozlai.

Ndëtkohë që Real Madrid mundi 3-1 Shtutgaritn, Sportin mposhti Lille, Juventus fitoi 3-1 përballë PSV dhe anglezët e Aston Villas fituan 3-0 në transfertë përballë zvicerianëve të Yang Boys.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.