Chelsea i rinovon kontratën Armando Brojës/ Pronari i klubit: Është në planet tona
Armando Broja do vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat edhe për shumë vite. Klubi londinez ka zyrtariizuar sot rinovimin me shqiptarin, madje me një superkontratë, duke e lidhur atë me këtë ekip deri në vitin 2028.
Broja ka firmosur sot marrëveshjen e re duke përmirësuar kontratën ekzistuese, për ta çuar deri në vitin 2028. Një sinjal i qartë i besimit të klubit, me presidentin Tod Bohli i cili ka folur me elozhe për futbollistin shqiptar pas firmës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



