Chris Brown arrestohet për përdhunim
Këngëtari Chris Brown është arrestuar në Paris për përdhunim pas akuzave të një 24-vjeçareje.
“Daily Mail” shkruan se një 24-vjeçare e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez.
Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë që policia po studion rastin. Redaktori i revistës “Closer” raporton se gruaja e akuzon Brown që e ka përdhunuar në hotelin “Mandarin Oriental”.
Brown ka patur vazhdimisht probleme ligjore që pas sulmit në vitin 2009, ndaj ish-të dashurës Rihanna në SHBA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



