E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti i parë në “Big Brother VIP” mes  Fifit dhe Granit Cana
Publik News

Çifti i parë në “Big Brother VIP” mes Fifit dhe Granit Cana

Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, i cili shihet gjysmë i zhveshur, ndërkohë që Fifi është mbështetur sipër tij. Ata biseduan rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj javë ne shtëpi, por nuk mund të mos vihej re afrimiteti mes tyre.

Vlen për t’u përmendur, se në natën e dytë të spektaklit, ditën e premte, Fifi dhe Graniti u pyetën nga moderatorja Arbana Osmani se si ata e shikonin njëri-tjetrin në vetëm tre ditë qëndrim në shtëpi.

Fifi dhe Graniti u shprehën se ndiheshin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe për faktin se janë shqiptarë nga Kosova.

Por ajo që ngacmoi më shumë edhe banorët e tjerë të shtëpisë si dhe publikun, ishte deklarata e Fifit se ajo nuk e shihte Granitin si një shok. Një deklaratë kjo që mesa duket e ka një kuptim! Mbetet për t’u parë në vijim se si do të shkojë afrimiteti mes tyre.

Megjithatë, në klipin prezantues që u publikua natën kur artistja hyri në shtëpinë e madhe, Fifi tha se është e dashuruar.

1

Jam shumë sensitive nëse është dikush brenda që mundet me ma prek atë botën time të brendshme, por nuk mendoj kështu, sepse tashmë jam e dashuruar”,- ishin fjalët e saj.y

Ndërkohë, dy ditë më parë, këngëtarja rrëfeu edhe një histori nga jeta personale. Fifi zbuloi se nëna e ish të dashurit të parë të saj nuk e preferonte atë për dy arsye.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë ‘po më thotë nëna: ‘Zgjidh mua ose atë. ‘Pse? Sepse ajo është katunare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare, as katunare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.