Çifti Olsi-Elda arrestisen në Lion me çantat me para
SPAK po heton rolin e Bankës së Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës ka firmosur nëntë masa sigurie ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për kokat dhe anëtarët e bandës së mikrokredive.
Masat e sigurisë janë lëshuar për Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.
Koka e skemës, e ngjashme me piramidat e ’96, janë çifti Olsi Ibro dhe Elda Ibro të MCA si dhe mashtruesi me damkë Arben Meskuti i FINAL.
Çifti Olsi Ibro dhe Elda Ibro, të informuar për hetimet dhe ngushtimin e lakut, janë arratisur prej 7 muajsh nga Shqipëria.
Çifti i bandës së mikrokredive mësohet se fshihet në Lion të Francës. Para arratisjes, çifti ka larguar nga Shqipëria miliona euro me çanta dhe në rrugë të tjera.
Në llogaritë e tyre janë gjetur rreth 3 milionë euro para që janë produkt i skemës së zhvatjes. Kjo shumë besohet se është një bakshish në raport me çantat me para që Ibro-Meskuti kanë larguar jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



