Cilat janë bizneset e ndaluara të ushtrojnë aktivitetin
Ne kete liste, qe e lexoni duke klikuar ne linkun me siper, jane te renditura edhe Por janë edhe shume aktivitete, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të subjekteve në qytete, që do të vijojnë të jenë të mbyllura.
Keshtu, sipas listes, të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; Tregtia me pakice të artikujve të tjere jo në dyqane, tenda ose tregje.
I bllokuar është dhe transporti, konkretisht Transporti hekurudhor interurban i pasagjereve; Transport rrugor i pasagjereve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjereve
Kafet dhe lokalet vijojnë të mbyllura {Aktivitete te sherbimit te pijeve (Bar,kafe dhe lokal)} po ashtu dhe regjistrimi i zerit dhe aktivitete të publikimit të muzikës.
Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur. Po ashtu te mbyllur do te jene edhe dentistët vijojnë të mos lejohen.
Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike; Krijimtari artistike; Shfrytezimi i strukturave dhe paisjeve artistike.
Të mbylllura janë Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqese për vlzitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezevateve natyrore.
LISTA E BIZNESEVE TE MBYLLURA



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



