E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cili aks i rrugës bllokohet sot?
Lajme

Cili aks i rrugës bllokohet sot?

Si devijohet trafiku

Pas perfundimit te nderhyrjes dhe hapjes se plote te Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do te nise sot nderhyrjen ne nje tjeter segment shume problematik.

Sipas njoftimit te ARRSH, diten e hene, ne oren 06-00 te mengjesit do te filloje ndërhyrja per rehabilitimin se segmentit rrugor Degezimi Vore (shinat e trenit)  – Fabrika e Tullave (rruga e vjeter) në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1.       Trafiku I mjeteve te renda qe vijne nga Veriu ne drejtim te doganes se Tiranes do te vijojne normalisht nga Fushe Kruja ne Dogane dhe do te kthehen perseri nga I njejti segment rrugor dhe do te vijojne sipas destinacionit perkates.

2.       Trafiku I mjeteve te renda nga Veriu ne drejtim te portit te Durresit dhe Jug do te perdorin segmentin Fushe Kruje – Kamez – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durres.

3.       Trafiku I mjeteve te renda nga Jugu, porti i , Elbasani ne drejtim te veriut do te perdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” –  Kamez – Fushe Kruje.

4.       Drejtuesit e autoveturave do te vijojne te normalisht drejt destinacioneve respective duke perdorur uren e Vores.

5.       Transporti I udhetareve ne te dy drejtimet do te perdorin segmentin e rruges se aeroportit te rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6.       Ky devijim do te vazhdoje deri ne perfundim te punimeve te rehabilitimit.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren duke dhene te gjitha orientimet e duhura dhe vendosur sinjalistiken e duhur për orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.