Cili është rreziku më i madh për shqiptarët?
Sonila Meco
Para se t’i japim kombësi tjetër rrezikut, ja përgjigja:
Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të investimeve të huaja për frymë popullsie në Ballkan, me diferencë të theksuar me vendet e tjera.
BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), në raportin e fundit ka dëshmuar se stoku i investimeve të huaja për frymë në Shqipëri është rreth 1 mijë euro, kur vendi i parafundit, Bosnie-Hercegovina arrin në 2 mijë euro. Tregues 2,2 herë më i ulët se mesatarja e rajonit.
Investimet e huaja janë me rëndësi se rrisin produktivitetin, duke rritur punësimin; sjellin teknologji të reja duke përmirësuar rritjen e të ardhurave për frymë.
Pra rreziku më i madh për shqiptarët vjen nga brenda dhe nga lart: e nisën mandatin duke përzënë investitorë të huaj, duan ta mbyllin duke mos lënë më të hyjnë (përveç bananeve çudibërëse)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



