E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cili oligark po e merr tunelin e Porto Palermos  për kompleks?!
Lajme

Cili oligark po e merr tunelin e Porto Palermos për kompleks?!

Mëdyshje të forta po qarkullojnë ditët e fundit në lidhje me fatin e pronësisë së tunelit të Porto Palermos, investim prej miliarda eurosh i periudhës së komunuzmit. Dyshohet se ky i fundit do të kalojë me koncesion në duart e një oligarku mavi me lidhje ndarje-pazaresh po ashtu edhe me Berishën e Metën, për të ndërtuar aty një kompleks.

Dyshimet u konfirmuan nga një postim i Ramës dhe ministrit të sapo-emëruar të mbrojtjes Pirro Vëngut i cili njoftoi hapjen e portës së fortifikuar të tunelit. Në postim nënkuptohet se Gjiri i Panormës do të kthehet në një destinacion turistik.

Vendimi është propozuar nga ish-ministri i Mbrojtjes dhe miratuar nga presidenti Bajram Begaj. Bëhet fjalë për nxjerrjen e Porto Palermos dhe tre zonave të tjera (Ishullin e Sazanit, Shtëpinë e Pushimit Durrës dhe Jalë) nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes.

Rasti i nxjerrjes së 80% të bazës Detare të Porto Palermos nga Plan Veprimi dhe Përhapja që në 2016 është nën hetim nga SPAK që s’ka as forcën e as dëshirëm të ndalojë grabitjen dhe shitjen e copëzave të bregdetit shqiptar tek privati.

Në këtë formë qeveria vijon e lirë me tjetërsimin e bazave detare për llogari të oligarkisë dhe shitjen e Shqipërisë me qëllim përvetësimin e miliardave për 7 brezat e tyre të ardhshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.