Çili shet gazetën ‘Mapo’
Gazeta e njohur shqiptare Mapo ka ndërruar pronar. Lajmin e ka bërë publik vetë themeluesi dhe botuesi i kësaj gazete që prej vitit 2010, Henri Çili. Me një editorial në Mapo, Çili lajmëron shitjen dhe ndërrimin e pronësisë së Mapo. Ai shkruan se nga dita e sotme Mapo do të ketë një drejtim të ri. Ende nuk dihet se kush janë pronarët e rinj të Mapo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



