Çim Peka mbledh 4 kandidatët e primareve, vetëm Alimehmeti nuk ngre 2 gishtat lart!
Çim Peka ka startuar këtë mbrëmje emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, duke mbledhur bashkë 4 kandidatët e parë të PD së Rithemelimit, që do të kandodojnë në Primare për garën e Tiranës. Pas Belind Këlliçit, Gerti Bogdanit dhe mjekut Ilir Alimehmeti, ditën e sotme ka deklaruar kandidaturën zyrtarisht edhe Adriana Kalaja.
Kjo e fundit përpara nisjes së emisionit ka shpërndarë edhe një fotografi, ku 4 kandidatët rivalë kanë dalë së bashku me moderatorin Peka. Ajo që bie në sy në këtë fotografi është fakti që nga të katërt, vetëm Alimehmet nuk ka ngritur dy gishtat lart, simbol ky tipik i Partisë Demokratike. Duket se mesazhi i mjekut karzmatik është se ai synon që të fitojë zemrat dhe votat, përtej simpatizantëve dhe militantëve të PD-së dhe Rithemelimit. Madje edhe përtej vetë Sali Berishës!
Dhe në fakt duket se pikërisht kjo, bindja dhe thithja e elektoratit dilematik dhe të ashtuquajturit “gri”, është e vetmja rrugë për të mundur Erion Velinë dhe Rilindjen e gjithëpushtetshme!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



