E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
City i pandalshëm në kampionat, mund me një gol Chelsea
Sport

City i pandalshëm në kampionat, mund me një gol Chelsea

Humbja e Arsenalit shpalli automatikisht Manchester City si skuadrën kampione të Anglisë. Sukses të cilin Citizens e festuan duke thyer 1-0 Chelsea në Etihad.

Julian Alvarez mori një asist nga Palmer dhe dërgoi topin në rrjetë (12’). Sulmuesi argjentinas shënoi sërish në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për prekje me dorë të Riyad Mahrez.

88 pikë për Manchester City, që kryeson me 7 pikë mbi Arsenalin, ndërkohë që ka luajtur edhe një ndeshje më pak. Pep Guardiola shfrytëzoi rastin t’i linte pushim pjesën dërrmuese të titullarëve.

Kampionët e Anglisë synojnë tripletën. Më 3 qershor do të zhvillohet finalja e FA Cup përballë Manchester United, ndërkohë që një javë më vonë është radha e finales së Champions League kundër Interit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.