E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ÇMENDET KUMBARO: NËSE SHKON NË SHTËPINË E DIKUJT QË S’KA LIBRA, MOS U Q* ME TË
Publik News

ÇMENDET KUMBARO: NËSE SHKON NË SHTËPINË E DIKUJT QË S’KA LIBRA, MOS U Q* ME TË

Mjafton të lexosh mesazhin që ka shpërndarë Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro, për të kuptuar se nga kush qeverisemi.

Menjëherë pas postimit skandaloz dhe me fjalor fyes të ministres Kumbaro, ka reaguar edhe deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Duke ju referuar postimit të Kumbaros, Vokshi shkruan se kjo është kultura që përcjell ministrja për të rinjtë dhe fëmijët.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim për të nxitur leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri.

Mirëpo në një deklaratë referuar nismës për leximin e librave, Kumbaro na ka habitur të gjithëve.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruan Kumbaro në Twitter.

Ja postimi i Vokshit:

Lëvizja për të kuptuar se kush e qeveris Shqipërinë…!

Sa kulturë përcjell, sidomos te fëmijët e të rinjtë, kjo thirrje e Ministres së Kulturës???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.