E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi i naftës 248 lekë për litër/ Vasili: Vendim kriminal nga bordi i hajdutërisë!
Lajme

Çmimi i naftës 248 lekë për litër/ Vasili: Vendim kriminal nga bordi i hajdutërisë!

Qeveria mbush xhepat pa mëshirë me varfërinë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Bordit të Transparencës për Çmimet e karburanteve të cilët vendosën sot që nafta të shitet me 248 lekë.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili e cilëson kriminal këtë vendim, teksa sjellë në vëmendje çmimin e naftës në Maqedoni, që sipas tij shitet me 185 lekë.

Vasili shprehet se çmimi i naftës në Shqipëri është 26% më i lartë.

Postimi i Petrit Vasilit në Facebook:

ÇMIM KRIMINAL I NAFTES 248 LEKE !! Ne MAQEDONI ne kete moment çmimi i naftes eshte vetem 1850 leke te vjetra. Ne SHQIPERI Bordi i Hajduterise e ka vendosur 2480 leke te vjetra litri. Cmimi Naftes ne Shqiperi eshte 26% me i larte.

Parlamenti rilindas bashke me qeverine grabitqare bllokojne me muaj te tere Projektligjin e paraqitur nga LSI per uljen e cmimit te Naftes. Qeveria dhe oligarket po mbushin xhepat pa meshire me varferine e popullit. P.S Foto ne Maqedoni eshte e pak minutave me pare pikerisht ne ora 19.16.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.