E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimi në bursë bie ndjeshëm, nafta ende 240 lekë/litri
Publik News

Çmimi në bursë bie ndjeshëm, nafta ende 240 lekë/litri

“Sa herë që çmimi i naftës rritet në Shqipëri, bordi e justifikon me rritjen e çmimit në bursë. Një rritje e vogël të shënojë bursa, bordi i Ramës mblidhet dhe ia ngop shqiptarëve sa të kenë mundësi dhe e mbajnë të pandryshuar çmimin për shumë kohë, edhe pse bursa lëviz drastikisht ndonjëherë.” Kjo është praktika, që bordi ndjek për të zhvatur shqiptarët, të cilën JOQ e ka publikuar edhe më herët.

Sot nafta shitet me 240 lekë/ litri dhe kjo po shihet si diçka normale nga bordi, që ka 5 ditë që nuk e ndryshon.

Mirëpo, së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë, por bordi nuk po mblidhet për të njoftuar uljen e çmimit të naftës në përgjithësi.

Që nga shkurti, çmimi i naftës në bursë ka rënë sërish në gati 99 dollarë për fuçi.

Kjo është një nga rastet ku qytetarët duhet të protestojnë, por mesa duket mblidhen vetëm kur i kërkon partia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.