E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Çohu shefe, çohu shefe, çohu…”, Shikoni si prokurori Prençi ‘udhëzon’ Donika Prelën që mos përgjigjet (VIDEON)
Lajme

“Çohu shefe, çohu shefe, çohu…”, Shikoni si prokurori Prençi ‘udhëzon’ Donika Prelën që mos përgjigjet (VIDEON)

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka pranuar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë hetim veprat penale në zgjedhje, të cilat janë në përgjimet e dosjes 339.

Gjatë konferencës për shtyp, Donika Prela ka lexuar një deklaratë për shtyp dhe nuk ka pranuar t’i japë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

 

Kjo konferencë e Prelës me në krah prokurorin, Dritan Prençi, është shoqëruar më momente nervozizmi.

Gjatë konferencës, prokurori Dritan Prençi është parë të kërciste duart në tavolinë, ndërkohë që i ka kërkuar Donika Prelës të që çohej dhe të mos përgjigjej.

“Çohu, çohu shefe, çohu shefe”, dëgjohet në videon. Ndërkohë që, Prela në një moment i është përgjigjur “një sekondë”, dhe ka falënderuar mediat që ishin të pranishme, por ka sqaruar se ajo do të jepte vetëm deklaratë për mediat.

Ndërkohë që vazhdimisht prokurori Prençi dëgjohet të thotë “çohu, çohu shefe”.

Prokurori, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi firmosën dy ditë më parë urdhrin që paralajmëronte mediat të mos publikojnë më përgjime të dosjes 339, në të kundër do të përballeshin me kallëzime penale.

Ky vendim ngjalli mjaft reagime në opinionin publik, por edhe të vetë Presidentit të Republikës, që e cilësoi atë si shkelje të të drejtës për informim./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.