E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çoi në komisariat Eni Çobanin, flet gruaja nga Gjirokastra: Si më kërcënoi në seancën e gjyqit
Lajme

Çoi në komisariat Eni Çobanin, flet gruaja nga Gjirokastra: Si më kërcënoi në seancën e gjyqit

Rudina kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues.

Pikërisht ky ishte momenti , kur ka reaguar avokatja Çobani, e cila fillimisht i është drejtuar trupit gjykues, duke u thënë për Islamajn që është një person i rrezikshëm dhe se duhet kontrolluar para se të hyjë në gjykatë, sepse qarkullon me çimka.

“Ndërsa unë reagova e fyer, pikërisht në Gjykate, Çobani m’u kthye duke me thënë: Pusho, pusho, ti pusho kur flas unë. E di unë pse e bën ti, por mua këtu do më kesh, nuk do të ndahem. Unë nuk jam as Merushja, as Guximi”.

Rudina ka treguar për dritare.net se është ndjerë e kërcënuar dhe ka telefonuar policinë. Ajo tregon për dritare.net se Çobani u mundua të zbusë gjakrat, kur erdhi policia, duke ju dhënë njohje dhe treguar kush ishte, por policia kishte bërë punën, pa u ndikuar.

Pas verifikimeve të bëra, avokatja është shoqëruar në komisariat.

Edhe Eni Çobani, edhe Rudina Islamaj kanë dhënë dëshmitë e tyre, por akoma nuk është dhënë një vendim përfundimtar.  Të dyja janë larguar nga rajoni i policisë./ Dritare.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.