E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreshnik Çollaku – “Zëri i arsyes në mes të zhurmës”
Flash

Kreshnik Çollaku – “Zëri i arsyes në mes të zhurmës”

 “Të Pavendosurit” – në zgjedhjet e 11 Majit e kanë 1 emër: Kreshnik Çollakun

Në një klimë politike të polarizuar dhe shpesh të degraduar në batuta banale e propagandë boshe, Kreshnik Çollaku përfaqëson një profil të rrallë: politikani që nuk ngrenë zërin për të mbuluar boshllëkun, por për të artikuluar ide.

Me një karrierë politike të konsoliduar dhe me përvojë të gjatë në fushën e diplomacisë parlamentare dhe çështjeve të jashtme, Çollaku nuk është një kandidat “aksidental”. Ai vjen me bagazh politik, etik dhe programor, që flet për një angazhim afatgjatë ndaj reformave të nevojshme për shtetin dhe qytetarët.

Për votuesit e pavendosur, figura si Kreshnik Çollaku janë më shumë se zgjedhje – janë garanci për përfaqësim dinjitoz në një Kuvend që ka nevojë për mendim kritik, profesionalizëm dhe integritet.

Ai nuk flet me fjalor urrejtjeje, nuk përdor retorikë përçarëse, dhe mbi të gjitha, nuk e trajton politikën si teatër personal, por si shërbim ndaj qytetarëve. Në një garë ku shumë kandidojnë për të marrë, Çollaku është ndër të paktët që ofron për të dhënë.

VIDEO:

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.