E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Coronavirus/ Situatë dramatike në Itali
Publik News

Coronavirus/ Situatë dramatike në Itali

Qeveria italiane njofton një shtrëngim tjetër masah në luftën kundër koronavirusit. Kryeministri Giuseppe Conte, përmes një video-mesazhi në Facebook, përmes një fjalimi shumë dramatik, njoftoi mbylljen e të gjitha bizneseve, përveç farmacive, ndërsa shtoi se lejohet shërbimi catering në banesa.

“Të gjitha dyqanet do të mbyllen përveç atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimi. Dorëzimi në shtëpi lejohet”, tha ai.

Aktivitetet e bareve, pubeve dhe restoranteve janë pezulluar (gjithë ditën dhe jo vetëm pas orës 6 pasdite). Ndërsa gazetat dhe dyqanet “tobacco” do të jenë të hapura.

“Faleminderit italianëve që bëjnë sakrifica. Ne po dëshmojmë se jemi një komb i shkëlqyeshëm” vijoi Conte.

“Industritë do të qëndrojnë të hapura por me “masa sigurie”, çka pengojnë përhapjen e virusit. Nga ana tjetër, departamentet e prodhimit “jo thelbësore” do të mbyllen. Transporti, aktivitetet bujqësore, bankat, sigurimet dhe shërbimet postare do të jenë të garantuara”, u shpreh kryeministri italian.

Kryeministri gjithashtu njofton emërimin e një komisioneri për masat e reja: Domenico Arcuri, drejtues i Invitalia.

Fjalimi i Contes u mbyll me një mesazh shumë emocionues: “Le të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar nesër”.

Masat e marra nga qeveria u mbështetën edhe nga numri dy i Partisë Demokratike, Andrea Orlando.

“Ne jemi të sigurt që qeveria do të marrë të gjitha masat e mëtejshme të nevojshme për t’u marrë me infeksionin në bazë të indikacioneve të organeve tekniko-shkencore dhe krahasimit me rajone. Siç kemi thënë gjithmonë në këto orë, ne do t’i mbështesim ata me vendosmëri”, u shpreh ai.

Sipas Contes, efektshmëria e masave do të shihet pas 14 ditësh.

Deri tani Italia numëron 827 viktima nga Covid-19 dhe mbi 10 mijë të prekur. /A.R, Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.