E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Coronavirusi/  Merkaj: Ja masat që ka marrë policia kufitare
Publik News

Coronavirusi/ Merkaj: Ja masat që ka marrë policia kufitare

Drejtori i Departamentit për kufirin dhe emigracionin në Policinë e Shtetin Eduard Merkaj bën të ditur masat që ka marrë policia e shtetit dhe të gjitha pikat e kalimit kufitar në lidhje me coronavirusin. “Nëse do të flasim për pjesën e Aeroportit  e Rinasit, kemi një numër të shtuar personeli, janë përcaktuar korridoret për linjat me risk, apo shtetet me risk, ku kryhen edhe kontrollet.

Masë shtesë janë marrë  edhe në lidhje me trajnimin e përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, që nga masa parake deri në etapën e fundit, kontrolli nga mjekët. Janë përgatitur pyetësore për të marrë informacionin e duhur për ata shtetas që vijnë nga vende ku është shfaqur coronavirusi. Masat nuk janë marrë vetëm në Rinas por edhe në të gjithë pikat e kalimit kufitar. Në vijim të masave shtesë kemi bërë takime edhe me shoqatat e udhëtarëve, të cilat na vënë në dispocion listën e udhëtarëve dhe vendet nga vijnë. Për këtë periudhë nuk ka rezultuar asnjë rast”-tha Merkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.