E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Coronavirusi nuk u shfaq për herë të parë në Wuhan
Publik News

Coronavirusi nuk u shfaq për herë të parë në Wuhan

Nga Kina vjen një tjetër e dhënë sa i përket përhapjes së coronavirusit. Qyteti i Wuhan ishte i pari ku u shfaq virusi vdekjeprurës dhe sot vijon të jetë ‘pika më e nxehtë’ në botë. Por shkencëtarët të Akademisë së Shkencave dhe Institutit Kinez për Kërkime të Trurit kanë zbuluar disa detaje të reja.

Sipas tyre, virusi është importuar nga jashtë qytetit dhe më pas është përhapur te personat e tjerë, kryesisht në tregun e Wuhanit që është ndër më të populluarit.

Shkenctarët kanë marrë mostra nga 12 zona të ndryshme të Kinës ku ka patur raste të coronavirusit dhe rezulton se, para se virusi të përhapej masivisht në tregun e Wuhan, ka patur dy raste të tjera më 8 dhjetor dhe 6 janar. Shkenctarët mendojnë se rasti i parë i coronavirusit duhet të ketë qenë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Por edhe pse e përjashtojnë si mundësi që tregu i Wuhan të jetë vendi ku shfaq për herë të parë virusi vdekjeprurës, shkenctarët nuk mund të thonë ende se cili është vendi i saktë apo personi i parë që e ka mbartur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.