Covax bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti-Covid në Kosovë
Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj.
Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina AstraZeneca.
Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës.
Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



