E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID 19/ Erdogan refuzon dorëheqjen ministrit të  Brendshëm turk
Lajme

COVID 19/ Erdogan refuzon dorëheqjen ministrit të Brendshëm turk

Ditën e djeshme Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu dhe dorëheqjen, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, vendim ky që befasoi miliona njerëz.

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke bërë që mijëra njerëz të nxitonin në markete duke shkaktuar kaos.

Soylu tha në një deklaratë se do te marrë përgjegjësi të plotë. Ai tha se nuk ka dashur kurrë të dëmtojë kombin e tij.

“Kombin tim kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe as Presidentin tonë, të cilit do t’i besoj për tërë jetën time. Më falni.” është shprehur Soylu.

Pas njoftimit për dorëheqjen, sytë kanë qenë nga vendimi që do të merrte Presidenti.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë Soyle do të vazhdojë detyrën e tij dhe se nuk i është pranuar kërkesa për dorëheqje nga posti si Ministër i Brendshëm.

“Dorëheqja e Ministrit tonë të Brendshëm nuk është pranuar, ai do të vazhdojë detyrën e tij,” tha Erdogan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.