E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19/ Infektivi dhe Sanatoriumi plotësisht të mbushur …
Publik News

COVID-19/ Infektivi dhe Sanatoriumi plotësisht të mbushur …

Të dyja spitalet kryesore të COVID-19 në vend janë plotësisht të mbushura.Në 24 orët e fundit, sepse kanë mbërritur 40 urgjenca në 24 orët e fundit.

infektivipaciente (9)

“Në sanatorium deri në 8 të mbrëmjes vetëm 3 urgjenca, për shkak të mbushjes së këtij spitali. Të paktën në një javë kohë, të gjitha urgjencat e Tiranës dhe jugut të vendit kanë ardhur në Infektiv dhe tani konsiderohet totalisht i mbushur. Ka informacione se nga sot, urgjencat e Jugut i kanë kaluar Sanatoriumit. Të dy spitalet nuk kanë shtretër të lirë. Në dy spitalet COVID kryesorë, numri i të shtruarve është i plotë, në Sanatorium janë 220 persona të shtruar, në Infektiv 120 po aq sa janë dhe shtretër. Tek Covid 3 janë rreth 140 shtretër të zënë, domethënë 95% e kapacitetit e mbushur dhe po ashtu dhe në spitalin 4. Atje ka dhe forma të rëndë të trajtimit me oksigjeno terapi me dy ose më shumë burime dhe pse është më shumë për rikuperimin e pacientëve. Ka një mbushje të shpejtë të spitalit Infektiv në Durrës, me një urgjencë ditore që shkon me dhjetëra raste, e njëjta situatë dhe në Shkodër, Elbasan etj”, tha Skëndaj.

Në javën e fundit kanë humbur jetën 12 persona më shumë se një javë më parë.

“Në 7 ditët e fundit, 20-27 shkurt, janë 7.153 raste pozitive nga 26.503 testime te kryera. Shkalla e pozitivitetit 1 në 3.7 ose 27%. Krahasuar me 7 ditët pararendëse 13-20 shkurt, raste pozitive 7.075 në 26.084 testime te kryera. Shkalla e pozitivitetit 3.68 ose 27,18%. Në javën e fundit mesatarja e testimeve ditore 3.780 testime ndërsa në javën pararendëse 3.726 testime, -54 testime.

Mesatarja e Rasteve të reja pozitive në javën aktuale 1.021 ndërsa në javën pararendëse 1.010, -11. Në 7 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 122 pacientë me COVID-19, mesatarisht 17.4 në 24 orë, ndërsa në javën pararëndëse numri i fataliteteve ishte 110, pra 12 më shumë, me një mesatare ditore 15.7 fatalitete në ditë. Aktualisht rastet aktive me COVID-19 llogariten në 25.471, (+595) krahasuar me një javë më parë, 20 shkurt që ishte 24.876 raste aktive”.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.