E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
COVID-19/ Ndërron jetë edhe një tjetër pacient. Ministria e Shëndetësisë jep sqarime
Publik News

COVID-19/ Ndërron jetë edhe një tjetër pacient. Ministria e Shëndetësisë jep sqarime

Edhe një 71 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se burri ishte në gjendje të rëndë prej 1 muaji, ndërsa mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Ministrisë, pacienti nga Shkodra vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension dhe anemi kronike.

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Njoftimi:

Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.