E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid prek edhe mendjen, jo vetëm mushkëritë
Publik News

Covid prek edhe mendjen, jo vetëm mushkëritë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manchester, Angli, ku një 17-vjeçare ka vrarë veten pasi nuk mundi të përballojë izolimin.

Familja e adoleshentes, e cila ishte një këngëtare e talentuar, tha se ajo mund ta ketë vrarë veten duke qenë se nuk mundi të përballojë karantinimin.

fam.jpg

Beth Palmer ishte 17 vjeç, dhe studionte në Access Creative College në Manchester, për t’u bërë një këngatare profesioniste. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj vetëm disa ditë pasi vendi u fut në izolim për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Familja e saj thotë se ata nuk kishin asnjë indikacion se ajo mund të kishte probleme me shëndetin e saj mendor, përveçse ishte e trishtuar dhe e zhgënjyer për shkak se nuk mund të shihte miqtë ose të shkonte në kolegj.

“Nuk kam dyshim se izolimi ka luajtur një rol të madh në vdekjen e Beth. Ajo nuk mund të shkonte në kolegj, nuk mund të dilte dhe të shihte miqtë e saj. Beth ndjente sikur kjo mbyllje 3-mujore ishte sa për 300 vite. Ky bllokim tre-mujor mendoj se u bë një fiksim ekstrem, gati i ngulët, se nuk do të mbaronte kurrë”, tha babai i saj Mike Palmer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.