E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ç’po ndodh? Vrasja e gjyqtarit Kalaja, blindohet Gjykata e Apelit
Flash

Ç’po ndodh? Vrasja e gjyqtarit Kalaja, blindohet Gjykata e Apelit

Në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë po zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve për ngjarjen e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi për masa të shtuara sigurie në ambientet e gjykatës gjatë seancës ndaj të pandehurve Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj.

Elvis Shkambi është i akuzuar si autori i dyshuar i ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja, në një ngjarje të pashembullt që ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe në institucionet e drejtësisë.

Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, rëndon akuza “vrasje në bashkëpunim”, ndërsa ndaj punonjësit të sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj, “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se lejoi hyrjen e autorit me armë në ambientet e brendshme të gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.