E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati/Ç’publikoi banda rivale para vrasjes së bosit të lojërave të fatit!
Lajme

Atentati/Ç’publikoi banda rivale para vrasjes së bosit të lojërave të fatit!

39-vjeçari frikësohej për jetën, kërkoi shpëtim në Greqi

Policia greke po heton për identifikimin e dy atentatorëve që ekzekutuan me 19 plumba biznesmenin nga Shkupi, Orhan Bajrami dhe u plagos një 45-vjeçar.

Orhan Bajrami1

Dyshohet se autorët, që mbanin kapuç, janë larguar nga Greqia në drejtim të Shkupit, Bullgarisë apo Turqisë.

39-vjeçari, i cili ishte biznesmen i lojërave të fatit dhe merrej me tregtimin e pijeve alkoolike, ishte ulur në oborrin e vilës me qira së bashku me 45-vjeçarin e plagosur, një burrë tjetër dhe 2 gra, njëra prej të cilave partnerja e tij.

Gjithashtu ai kishte lidhjen me politikën pasi ka publikuar foto krah presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Orhan Bajrami Stevo Pendarovski

Përplasje mes bandave rivale

Dyshohet se bëhet fjalë për një përplasje mes dy bandave rivale në Shkup.

Sipas, ERT janë publikuar dy foto në rrjetet sociale të 39-vjeçarit që qëndronte pranë disa personave të tjerë, mbi kokën e të cilëve ishte vendosur një X i kuq në kokë.

Në foton e parë të viktimës ishte shkruar “Së shpejti” dhe në të dytën i ishte vendosur në kokë X i kuq.

Sipas informacioneve, biznesmeni ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi.

Ai do të largohej sot nga vila që kishte marrë me qira, ndërsa nuk dihet ende se ku do qëndronte.

Partnerja e tij ëshët qëlluar në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë biznesmeni i ka shpëtuar edhe një atentati në muajin mars ku u ekzekutuan dy nga bashkëpunëtorët e tij.

Si i shpëtoi atentatit të parë

Në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të biznesmenit të lojërave të fatit, ndërsa ai vetë shpëtoi pasi sapo kishte mbërritur në lokal.

Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të 39-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.