Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje, fotot e tij nga fusha e blertë
Vendimi erdhi pasi ai u përjashtua nga ndeshja me Chelsean të shtunën, pas refuzimit të tij për të hyrë si zëvendësues kundër Tottenhamit javën e kaluar.
Mësohet se 37-vjeçari ka zhvilluar bisedime të vështira me Erik ten Hag.
I kufizuar në vetëm dy starte në Premier League këtë sezon, kapiteni i Portugalisë mendohet se dëshiron të largohet nga klubi, pasi nuk arriti të sigurojë një largim gjatë verës.
Gjetja e një blerësi, megjithatë, mund të jetë e vështirë. Duke iu afruar të 40-ave dhe me një pagë masive, është raportuar se nuk kishte oferta të nivelit të Champions League
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



