E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Curri kundër skenave poshtëruese gjatë arrestimit të Metës: Duhet ta linin të vetëdorëzohej!
Lajme

Curri kundër skenave poshtëruese gjatë arrestimit të Metës: Duhet ta linin të vetëdorëzohej!

Inat personal i Dumanit

Analisti Arjan Curri tha se momenti i arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta është një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se arrestimi i tij është bërë në një mënyrë sikur Meta të ishte duke u arrestuar, ndërkohë që një rrezik i tillë nuk ekzistonte.

Curri tha se njeriu duhet të ketë dinjitet edhe në momentin e arrestimit edhe dënimit, ndërsa shtoi se një arrestim i tillë duket më tepër të jetë një inat personal i titullarit të SPAK, i cili sipas currit duket se nuk i ka duruar dot më fyerjet që i janë bërë nga ish-presidenti Meta.

“Kur ish-kriminelëve apo njerëzve të kërkuar ndërkombëtarisht u jepet mundësia të vijnë vetë apo të shoqërohen me eskortë policore, zotit Meta i duhej dhënë mundësia e vetëdorëzimit. Këto pamje kënaqin turmat dhe asgjë tjetër. Këto nuk i shërbejnë imazheve të një shteti serioz.

Për mua është një moment dhe një lajm shumë i trishtueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Njeriu duhet të ketë dinjitet edhe kur burgoset edhe kur dënohet dhe kur gjykohet. Nuk ka pasur tentativë arratisje.

Ajo aty është sikur do arratisej Meta dhe këta kanë shkuar e kanë kapur aty. Për mua është inat i nxjerrë nga një titullarë i SPAK-ut i cili prej muajsh të tërë nuk i ka duruar fyerjet që i ka bërë Ilir Meta dhe këtë moment që ka patur në dorë për të bërë këtë lloj arrestimi e ka bërë. Një titullar ka SPAK-u pse t’ia bëjmë nderin e ti përmendim emrin, se këta të hedhin në gjyq për shpifje”, tha Curri.

Analisti Curri tha gjithashtu se ai e kishte parashikuar këtë arrestim që në muajin qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.