Dajti shumë shpejt i lirë/ Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, ja sa dënohet
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj 4 punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.
Dajti që nga arrestimi deri tani këto akuza i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.
Ai u dënuar nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



