Dako në një qeli me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u la dje në burg nga Gjykata e Posaçme.
Dako që akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh është dërguar në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët akuzohen për aferën e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit mësohet se është në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Gjatë seancës së djeshme, Dako kërkoi masë më të butë sigurie, për të dalë nga qelia, por kjo nuk u miratua nga togat e zeza.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



