E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dako “S’ka bir k*rve të ma kalojë”, deputetët e PS kundër Dakos. Thonë se…
Politikë

Dako “S’ka bir k*rve të ma kalojë”, deputetët e PS kundër Dakos. Thonë se…

Deputetët e Partisë Socialiste shprehen kundër deklarimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, se për votë mund të takohet me çdo qytetar që ka të drejtë vote.

erion-brace_1-665x650

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, thekson se vota sigurisht që ka parime dhe në 22 vite që ai vetë përballet në fushata, u ka qëndruar këtyre parimeve.

 

 

“Nëse Dako ka thënë se te vota nuk ka parime, natyrisht që unë nuk bie dakord nga mëngjesi deri në darkë. Te vota sigurisht që ka parime. Ka parime që ç’ke me të. Kam 22 vite që përballem me njerëzit për vota dhe jam përballur me ta me parime, nuk jam përballur me ta pa parime”, ka deklaruar Braçe.

Edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e politikës me individë me rekorde kriminale në zgjedhjet shprehet kundër.

bushka

“Asnjë zyrtar i lartë nuk duhet të bashkëpunojë me asnjë grup dhe të kryejë aktivitet të jashtëligjshëm”, thekson Bushka.

Por për sekretarin organizativ në PS, Arben Pëllumbi, për aq kohë sa edhe ish-të dënuarit kanë të drejtë vote, s’ka asgjë të keqe që një kandidat të kërkojë votën e tyre, me kushtin që të mos ketë shkëmbim favoresh.

Arben Pellumbi.

“A është votues? A është një qytetar që ka votuar dhe dje, dhe pardje, edhe para 10 vjetësh? Vota është votë. Ti mund ta takosh. Është tjetër gjë të bësh kompromise, është tjetër gjë të kërkosh të shesësh votën, është tjetër gjë të bësh marrëveshje. T’i kërkosh si një njeri i thjeshtë që voton, nuk është asgjë e keqe, përndryshe pse ai ka të drejtë vote? Mund të mos kishte të drejtë vote dhe nuk e kishim këtë problem”, sqaroi Shameti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.